Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ramazani eshte nje muaj i veçante dhe teper i shenjte per me shume se 1 Miliarde Muslimane;
Ramazani eshte muaji i nente i Kalendarit Islamik (sipas Henes);
Ramazani eshte muaji ne te cilin ajetet e para te Kuranit iu shpallen Profetit Muhamed as.
Gjate ketij muaji Muslimanet agjerojne.
Eshte kohe adhurimi dhe meditimi; kohe per te reflektuar thelle brenda vetes, per te treguar devocion ndaj Zotit dhe vete-kontroll; eshte kohe per te forcuar lidhjet familjare dhe ato shoqerore.
Dalja e Henes se Re ne fund te Ramazanit shenon festimin e Bajramit te Madh (Fitr Bajrami).
Me emrin e Allahut,meshiruesit,meshireberesit
O ju që besuat, hyni në Islam tërësisht (dmth përqafoni fenë Islame në
tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armiku juaj i hapët. (Kur'an, 2:208)
Pa dyshim feja te Allahu është Islami. U kundërshtuan ata që u është dhënë libri, pasi u erdhi e vërteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e Allahut, (le ta dijë se) Allahu (ia) llogaritë shpejtë. (Kur'an, 3:19)
Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe. (Kur'an, 5:3)
Ç'është Feja Islame?
Islam do te thote: besimi ne nje Zot dhe nenshtrim ndaj Tij; te besuarit ne urdherat e Zotit dhe ne porosite e Profetit Muhamed a.s.
Feja Islame eshte themeluar mbi dy PARIME te medha te besimit (Shehadeti):
1. Nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut
2. Muhamedi a.s. eshte i derguari i Zotit si profet per tere njerezine.
SHEHADETI:
La ilahe il-lallah, Muhamed resulullah. (Nuk ka zot tjeter perveç Allahut, dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij)
Keto fjale feja Islame i konsideron si deklarate, ne te cilen perfshihen dy parimet e para themelore te Islamit. Ai qe kete deklarate te madherishme e shpreh me goje dhe e verteton me zemer, konsiderohet se ka hyre ne Fene Islame.
PARIMET E BESIMIT ISLAM
1. Besimi vetem ne nje Zot. (Te mos besosh se ka ndonje zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte rob dhe i Derguar i Zotit.)
2. Besimi ne engjejt e Zotit.
3. Besimi ne Librat e Shenjte te Zotit.
4. Besimi ne te gjithe profetet e Zotit.
5. Besimi qe nje dite do te vdesim dhe do te ringjallemi ne Diten e Gjykimit.
6. Besimi qe cdo e mire dhe e keqe krijohet sipas caktimit te Zotit.
ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA
DEKLARATA: "Esh-hedu en la ilahe il-lallah, ue esh-hedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu "
"Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte robi dhe i derguari i Tij", e cila duhet te shprehet me goje nga nje person, por edhe te besohet me zemer.
Shtylla e dyte e Fese Islame eshte NAMAZI, falja e pese koheve te namazit ne dite.
ZEKATI, qe eshte "detyrim" nga pasuria, te cilin e japin vetem ata qe kane nje shume te konsiderueshme pasurie. Zekati jepet njehere ne vit, ne nje sasi prej nje te dyzeten, ose 2,5 % te pasurise.
AGJERIMI ne muajin e Ramazanit.
Kryerja e HAXHIT, per ata qe jane te shendetshem dhe qe u mjaftojne shpenzimet e udhetimit deri ne Kabe dhe per kthim ne atdheun e tyre. Keta persona Haxhin e kane detyre te domosdoshme, kur shpenzimet e Haxhit nuk cenojne buxhetin e familjes.
MORALI NE ISLAM
Njeriu lind me shpirt te paster. Ne qofte se semuremi nga ana fizike, paraqitemi tek mjeku dhe e permiresojme shendetin me ane te ilaceve. Por gjate jetes se njeriut , ashtu sic semuret trupi, ndodh qe te semuret edhe shpirti. Ndersa per permiresimin e trupit ekzistojne shkencat mjekesore, per permiresimin e shpirtit ekziston shkenca shoqerore e moralit. Pra, MORALI sheron semundjet shpirterore. Libri i Shenjte - KUR'ANI - qe eshte burimi i besimit dhe ibadeteve, eshte gjithashtu edhe burimi i shkences se moralit. Lidhur me kete teme, Profeti yne Muhamedi a.s. ka thene: "Une jam derguar vetem per te persosur moralet e mira".
Per te arritur lumturine ne kete bote dhe tjetren, eshte e nevojshme qe te realizojme disa kushte te miresjelljes si me poshte:
1. Detyrat tona ndaj Zotit.
2. Detyrat tona ndaj vetes.
3. Detyrat tona ndaj familjes dhe farefisit.
4. Detyrat tona ndaj popullit dhe shtetit tone.
5. Detyrat tona njerezore ndaj tere njerezise.
Se fundi, po e mbyllim kete informacion te shkurter me thenien e Allahut te Madheruar marre nga Kur'ani:
"Dhe ne qofte se te pyesin roberit e Mij per Mua, Une jam afer, i pergjigjem lutjes se atij qe me lutet;
Pra le te me pergjigjen Mua dhe le te me besojne, ne menyre qe te gjejne rrugen e vertete."
Marre nga libri "ILMIHAL" -Njohuri fetare. prej Mehmet Sojmen; Botuar ne Tirane ,me 1999
Me Emrin te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Disa njohuri per Kalendarin Islam
Viti ne Islam ka 12 muaj qe bazohen ne ciklin e Henes (sistemi hënor). Allahu (subhanehu ue teala) ne Kur'an thote:
"Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën..." (Kur'an, 9:36)
"Ai e bëri diellin, e hënën dritë dhe asaj (hënën) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argument një populli që kupton. (Kur'an, 10:5)
- Muaji ne Islam fillon me perëndimin e Diellit ne diten kur Hena e re sa fillon te dale.
- Viti hënor ka afersisht 354 dite, ndaj muajt nuk perputhem me kalendarin Gregorian (sipas Diellit).
Muajt e Vitit sipas Hixhrit
Muajt sipas vitit ne Islam jane si vijon: Muharrem, Safar, Rabia Aual, Rabia Thani, Xhumaada Aual, Xhumaada Thani, Rexheb, Sha'ban, Ramazan, Shau'al, Dhul-Ki'dah dhe Dhul-Hixhah (Muaji i Haxhit).
HIXHRI
'Hixhri' i referohet shpernguljes se Profetit Muhamed (paqja qofte mbi te) se bashku me gjithe Muslimanet e tjere, nga Meka ne Medine ne vitin 622 sipas Kalendarit Gregorian. Keshtu ne Medine themelohet i pari shtet Islam. [Ne Kur'an fjala 'Hixhër' nenkupton levizjen nga nje gjendje/vend i keq ne nje me te mire.]
Hixhri, si ngjarje e rendesishme historike per Umetin Musliman, shenon fillimin e Islamit me nje komunitet njerezish tek te cilet jeta shpirterore dhe ajo tokesore ishin teresisht te integruara. Ata ishin te frymezuar nga Zoti, te udhehequr nga Profeti dhe iu binden Zotit totalisht; ishin nje grup njerezish qe u lidhen se bashku nga besimi i tyre. Muhamedi (as) duke prerë lidhjet me farefisin e tij tregoi se besnikerite ndaj fisit apo familjes jane te parendesishme ne krahasim me lidhjen pas Islamit. Ky komunitet i pare i besimtareve Muslimane i udhehequr nga Profeti ndertoi dhe zhvilloi etiken Islame te te sjellurit dhe te besimit, te cilat sherbejne si baze e jetes se Muslimaneve edhe sot e kesaj dite. Keshtu Muslimanet i referohen ketij viti per kalendarin e tyre.
Me Emrin te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Emra Musliman
Vajzë
Emri Kuptimi
Aida
Mysafire
Aishe
Gjallëri; Begati; Emri i gruas së Profetit (as)
Aja
Ajet; Shenjë; E dallueshme
Anisa
Miqësore; e shoqërueshme
Asije
Dikush që kujdeset për të dobtit/sëmurët dhe i shëron ata; Emri i gruas besimtare të faraonit
Asime
Mbrojtëse
Behije
E bukur; Rrezatuese
Emira
Bollëk; imperiale
Emine
Besnike
Esma
Vajza e Ebu-Bekrit
Fatime
Bija e Profetit (as)
Feride
E veçantë; Unike
Firdes
Kopësht në Xhennet
Halime
Emri i nënës prej gjiri të Profetit (as)
Hana
Lumturi
Hanife
Muslimane e pastër
Hasna
E bukur
Hatixhe
Emri i gruas së Profetit
Iman
Besim(e)
Lejla
Natë
Lina
E butë; E dhembshme; E dashur
Melek
Engjëll
Merjem
Emri i nënës së Isait (as)
Nadia
Fillimi; E para; Shpresë
Nadire
E rrallë; E çmuar
Nebiha
Inteligjente
Nermin
Lule; delikate; e butë
Nur(a)
Dritë
Rabie
Pranverë; kopësht
Remzie
Dhuratë
Rukije
Xhentile; emri i vajzës së Profetit (as)
Safije E qetë; E pastër; Shoqe e mirë
Seliha
Lule; e pastër; e devotshme
Selime
E sigurtë; E shëndetshme
Selma
Paqësore
Semiha
Bujare; Shpirtmadhe
Sara
Emri i gruas së Ibrahimit (as)
Tesnim
Shatërvan në Xhenet
Xhemile
E bukur
Me Emrin te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Emra Musliman
Djalë
Emri Kuptimi
Abdullah
Rob i Zotit
Adem
Emër profeti
Adil
I drejtë
Ahmed
Një nga emrat e Profetit (as)
Ali
Fisnik; Emër kalifi
Alim
Dijetar feje
Amir
Udhëheqës
Arif
I Dijshëm
Asim
Ai që rri larg mëkateve.
Bilal
Emri i Muezinit të Profetit (as)
Daut
Emër profeti
Dilaver
Trim; Guximtar; Kurajoz.
Ekrem
Më bujari
Ejub
Emër profeti
Fadil
I nderuar; I jashtëzakonshëm
Faik
I shkëlqyer
Faruk
Ai që dallon të vërtetën nga gënjeshtra.
Ferhan
Gëzim
Fetah
Ai që arrin fitore.
Fuat
Zemër
Hadi
Drejtim; Udhëzim
Halim
I Durueshëm
Hamdi
Lavdërim; Admirim
Hamid
Falenderim / Adhurim i Allahut
Hamza
Luan
Harun
Emër Profeti
Hasan
I pashëm; i mirë
Hidajet
Udhëzim
Ibrahim
Emër Profeti
Idris
Emër Profeti
Iliaz
Emër Profeti
Imran
Emër Profeti
Irfan
Mirënjohje
Isa
Emër profeti
Ismail
Emër profeti
Jahja
Emër profeti
Jakub
Emër profeti
Jasin
Një nga emrat e Profetit (as)
Junus
Emër profeti
Jusuf
Emër profeti
Latif
I mirë; i butë; xhentil
Lutfi
I përzemërt dhe miqësor.
Muhamed
Emër i Profetit (as)
Muharrem
Emri i muajit te parë të Kalendarit Islam
Murad
Dëshirë
Musa
Emër profeti
Mustafa
I zgjedhur; një nga emrat e Profetit (as)
Naim
Bekim; Lehtësi
Nasif
I drejtë
Nasim
Fllad; Erë e lehtë
Nuh
Emër profeti
Omar
Jetëgjatë; Emër kalifi
Qani
I kënaqur; i gëzuar
Qazim
Shpërndarës
Ramiz
Simbol
Ridvan
Roje i portave të Xhenetit
Sabri
Durim
Sadik
I vërtetë; I sinqertë
Sami
I lartësuar
Selman
I sigurtë
Sinan
Maja e shtizës/ shigjetës
Siraxh
Llampë; dritë
Sulejman
Emër profeti
Shaban
Muaj në Kalendarin Islam
Sherif
I ndershëm; Fisnik; I dalluar.
Shuajb
Emër profeti
Tahir
I pastër
Tarik
Emër i një ylli
Teufik
Udhëzim ose ndihmë hyjnore që shkakton motivim të brendshëm.
Osman
Emër udhëheqësi (kalif)
Xhemal
Bukuri
Zekeria
Emër profeti
Me Emrin te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Te Kuptojme Islamin
1. Çfare do te thote fjala 'ISLAM'?
2. Kush eshte Allahu?
3. Kush eshte Musliman?
4. Kush eshte Muhamedi?
5. A e adhurojne Muslimanet profetin Muhamed?
6. Çfare mendojne Muslimanet per Jezusin (Isain)?
7. Çfarë është Kur'ani?
8. Cili eshte qellimi i te adhuruarit ne Islam?
9. A besojne Muslimanet ne jeten tjeter (Ahiretin)?
10. A ka ndonje kod te veçante per veshjen e Muslimaneve?
11. Cilat gjera jane te ndaluara ne ushqim ne Islam?
12. A jane grate te shtypura ne Islam?
1. Çfare do te thote fjala 'ISLAM'?
Fjala 'Islam' do te thote paqe dhe nenshtrim. Paqa nenkupton te qenurit ne paqe me veten dhe me çdo gje perreth, ndersa nenshtrimi nenkupton zbatimin e urdhrave te Zotit. Nje kuptim me i gjere i fjales 'Islam' do te ishte: Te arrish paqe duke iu nenshtruar urdhrit te Zotit. Islami eshte nje mënyrë jetese qe ka si domethenie te sjellurit e moralshem.
2. Kush eshte Allahu?
Allah eshte fjala Arabe per Zotin. Allahu nuk eshte vetem Zot i Muslimaneve; Allahu eshte Zoti i gjithe krijesave; Ai eshte Krijuesi dhe Furnizuesi i gjithe gjallesave. Fjala 'Allah' nuk ka gjini apo shumës (ndryshe nga fjala 'Zot' që ka gjini edhe shumës). Eshte interesant të theksohet se fjala 'Allah' është emri i Zotit në gjuhën Aramaike (gjuha e Isait / Jezusit as). Njëherë bashkëkohësit e tij e pyetën Profetin Muhamed (as) për Zotin. Përgjigja erdhi direkt nga Zoti në formën e një Sureje / Kapitulli të shkurtër në Kur'an, e cila konsiderohet si motoja e monoteizmit (besimit ne nje Zot te vetem).
"Thuaj: Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë." (Kur'an, 112:1-4) [Dëgjoje]
3. Kush eshte Musliman?
Fjala "Musliman" i referohet atij qe i nenshtrohet urdhrave te Zotit. Kjo behet duke deklaruar "La ilahe il-lallah, Muhamed resulullah. (Nuk ka zot tjeter perveç Allahut, dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij)". Pra çdo njeri qe me deshire i nenshtrohet vullnetit te Zotit eshte Musliman. Kjo eshte arsyeja qe gjithe profetet qe kane ardhur para Muhamedit (as) konsiderohen Muslimane. Keshtu per Ibrahimin, profetin e derguar para Musait dhe Jezusit/Isait, ne Kur'an thuhet: "Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi, as i krishterë, por ai ishte Musliman..." (Kur'an, 3:67) sepse ai iu nenshtrua urdhrit te Zotit.
4. Kush eshte Muhamedi?
Muhamedi (Paqja qofte mbi te) u lind ne nje fis te nderuar ne Meke, Arabi, ne vitin 570 (era jone). Parardhesit e tij shkojne deri tek familja e profetit Ismail, bir i profetit Ibrahim. Babai nderroi jete para lindjes se tij, kurse nena vdiq kur Muhamedi ishte 6-vjeçar. Keshtu Muhamedi u rrit fillimisht nen perkujdesjen e kujdestares se tij, siç ishte zakon ne ate kohe, e pastaj nga gjyshi dhe xhaxhai i tij. Ne moshe te re, Muhamedi u be i njohur per te qenurit i drejte dhe per meditimet e shpeshta. Ne moshen 40-vjeçare atij iu dha profetesia kur engjulli Xhebrail iu paraqit ne shpellen Hira. Shpallja qe i erdhi profetit gjate nje periudhe 23-vjeçare u mblodh ne formen e nje libri - Kur'ani - liber qe Muslimanet e konsiderojne si fjalen perfundimtare prej Zotit. Kur'ani eshte ruajtur i pandryshuar ne formen e tij origjinale.
5. A e adhurojne Muslimanet profetin Muhamed?
Pergjigja eshte JO. Muslimanet nuk adhurojne profetin Muhamed apo ndonje profet tjeter. Muslimanet i besojne te gjithe profetet perfshire Ademin, Nuhun, Ibrahimin, Dautin, Sulejmanin, Musain dhe Isain/Jezusin. Muslimanet besojne se Muhamedi eshte vula e gjithe profeteve. Muslimanet besojne se adhurimi eshte vetem per Zotin - Allahun e Madheruar, dhe jo per ndonje qenie njerezore.
6. Çfare mendojne Muslimanet per Jezusin (Isain)?
Muslimanet e vleresojne shume larte Jezusin (Isain) dhe nenen e tij Marien (Merjemen). Kur'ani na tregon se Jezusi ishte frut i nje lindje te mrekullueshme pa baba. "Vërtet, çështja e Isait (i lindur pa baba) te Allahu është sikurse çështja e Ademit. Allahu e krijoi atë (Ademin) nga dheu, pastaj atij i tha “Bëhu!” e ai u bë." (Kur'an, 3:59). Si profet qe ishte, Jezusit iu dhane shume mrekullira. Nje nga keto ishte se ai foli si femije shpejt pas lindjes ne mbrojtje te nderit te nenes se vet. Zoti i dha atij mundesi te sheroje te verbrin dhe te semurin, te ngjalle te vdekurin, etj. Keto mrekullira iu dhane atij nga Zoti per ta dalluar ate si profet. Sipas Kur'anit, Jezusi nuk u kryqezua por u ngrit ne qiell (Kur'an, Sure Merjem).
7. Çfarë është Kur'ani?
Kur'ani është rekord/dokument ekzakt i fjalëve të shpallura nga Zoti përmes engjullit Xhebrail tek Profeti Muhamed (as). U memorizua nga Muhamedi dhe pastaj iu diktua shokëve te tij, dhe këto fjalë u shkruan nga shkrues profesionalë të kohës duke e verifikuar me Profetin gjatë jetës së tij. As edhe një gërmë nuk ka ndryshuar në të 114 kapitujt e tij apo Suret, duke e bërë kështu Kur'anin një tekst unikal dhe të mrekullueshëm që iu shpall Muhamedit 14 shekuj më parë.
Dëgjo Sure Fatiha - kapitulli hyrës i Kuranit, i cili është qendër e faljes në Islam (Namazit). Kjo sure mbart esencën e Kur'anit dhe recitohet në çdo namaz.
Kur'ani - Fjala e fundit e shpallur nga Zoti - është burimi kryesor i besimit dhe jetesës për çdo Musliman. Në të trajtohen gjithë çeshtjet që na interesojnë neve si qenie njerëzore: urtësia, rregulli, adhurimi dhe ligji, por tema bazë e Kur'anit është marëdhënia e Zotit me krijesat e Tij. Në të njëjtën kohë Kur'ani na ofron udhëzim për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, për sjellje korrekte me njerëzit dhe për një sistem të ndershëm ekonomik.
8. Cili eshte qellimi i te adhuruarit ne Islam?
Qellimi i te adhuruarit ne Islam eshte te jesh i vetedijshem & i ndergjegjshem per ekzistencen e Zotit. Ndaj adhurimi, qofte falja / namazi, agjerimi, bamiresia, etj jane menyra per te arritur vetedijen e Zotit. Kur dikush behet i vetedijshem per Zotin, ai eshte ne nje pozite me te mire per te marre shperblimet e Zotit ne kete bote dhe ne Ahiret (bota tjeter).
9. A besojne Muslimanet ne jeten tjeter (Ahiretin)?
Zoti eshte i Drejte dhe e manifeston drejtesine e Tij. Ndja Ai ka vendosur nje sistem pergjegjshmerie. Ata qe bejne pune te mira do te shperblehen, ndersa ata qe punojne keq do te ndershkohen ne perputhje me to. Zoti ka krijuar Xhenetin (Parajsen) dhe Xhehenemin (Ferrin) dhe ka kritere pranime per te dyja keto. Muslimanet besojne se jeta e tanishme eshte e perkohshme; eshte nje test te cilin nese e kalojme me sukses do te na jepet nje jete me kenaqesira te perhershme ne shoqerine e njerezve te mire ne Xhenet.
10. A ka ndonje kod te veçante per veshjen e Muslimaneve?
Ne Islam theksohet modestia. Njeriu nuk duhet te shikohet si objekt seksual. Si per burrat dhe per grate rrobat duhet te mos jene shume te holla (te tejdukshme) ose shume te ngushta dmth te mos tregohen format e trupit. Per gruan veshja duhet te mbuloje gjithe trupin e saj me perjashtim te duarve dhe fytyres.
11. Cilat gjera jane te ndaluara ne ushqim ne Islam?
Ne Kur'an i eshte thene Muslimaneve te mos hane mishin e derrit dhe produktet e tij, mishin e kafsheve te ngordhura apo te kafsheve te tjera mishngrenese, si dhe te mos pine gjak dhe pijet alkoolike.
12. A jane grate te shtypura ne Islam?
JO. Perkundrazi, Islami e ngriti statusin e grave 1400 vite me pare duke iu dhene atyre te drejten per te kerkuar divorc, te drejten e pavaresise dhe mbeshtetjes financiare, e te gjitha keto kur ne pjesen tjeter te botes grate nuk i kishin keto te drejta. Grate jane te barabarta me burrin ne te gjitha aktet e devocionit fetar. Islami e lejon gruan te mbaje emrin e familjes se saj pas martese, te menaxhoje te ardhurat e saj si te deshiroje. Nuk eshte Islami qe i mban grate e shtypura, edhe pse ka disa burra Muslimane qe veprojne ashtu per shkaqe te kulturave lokale dhe injorances fetare. Burrat profeti Muhamed as i keshillonte: "me i miri nder jush eshte ai qe eshte me i miri per gruan e vet." (Tirmidhiu)
Me Emrin e Allahut,Meshiruesit,Meshireberesit
Martesa, 'alla-Muslimane'!
Martesa në Islam
Në Islam martesa konsiderohet si një institucion i shenjtë. I Derguari i Allahut - Muhamedi as. - ka thene: "Martesa eshte Sunet (veprim i rekomanduar nga Profeti) dhe ai qe nuk e ndjek Sunetin tim nuk eshte pasues i vertete i imi."
Allahu i Madheruar ne Kuran i urdheron Muslimanet te martohen: "Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit)…." (Kur'an, 24:32)
Që martesa te jete e vlefshme duhet te plotesohen keto kushte:
Duhet te behet propozimi i qarte.
Duhet te behet pranimi i qarte.
Duhet te jene te pakten dy deshmimtare. Dhe rekomandohet qe martesa te behet e njohur ne publik (dmth te mos mbahet e fshehte).
Duhet t'i jepet nje dhurate, sado e vogel, nuses nga burri (Mehri).
Dhurata e marteses nga ana e burrit per nusen e tij eshte nje shprehje simbolike e pranimit nga ana e burrit e pergjegjesive te tij ekonomike ne martese, dhe e gatishmerise se tij per te marre persiper keto pergjegjesi. Ndaj nuk duhet te kuptohet si nje çmim per nusen apo familjen e nuses.
Eshte e DREJTA E VAJZES te marre vendimin per martesen e saj dhe babai ose kujdestari i saj nuk kane asnje te drejte te injorojne apo mos marrin parasysh deshiren e saj.
Vendimi për Martesë
Vendimi për partnerin tënd në martesë është një nga vendimet më të rëndësishme që njeriu bën në jetën e vet. Ndaj nuk duhet të merret lehtë kjo çështje, e as t'i lihet vetëm shanseve, momenteve apo hormoneve. Ky është një vendim që duhet të merret me shumë seriozitet duke bërë vazhdimisht Dua (lutje Allahut), hetim të kujdeshëm të të gjithë faktorëve dhe rrethanave, si dhe me mbështetjen dhe përfshirjen e familjes. [lexo...]
Disa Pyetje që Mund t'ia Bëni një Kandidati për Martesë
Këto pyetjet kanë për qëllim t'ju ndihmojnë juve të mendoni për disa çështje të rëndësishmë në lidhje më martesën. Eshtë në dëshirën tuaj t'i merrni ato në konsideratë kur të bisedoni me dikë me qëllim lidhje në martesë. Disa nga këto pyetje mund t'i bëhen edhe një ndërmjetësuesi, i cili është në gjendje t''ju përgjigjet nga një perspektivë e paanshme. [lexo...]
Duaja për të martuarit:
"Baraka Allahu leke, ue baraka alejke, ue xhemea bejnekuma fi hajrin."
Shqip: Allahu të dhëntë bereqet ty dhe pasardhësve të tu, dhe ju të dy ju bashkoftë në të mirë.
AMIN!
Sekreti për një martesë të gjatë dhe të lumtur:
Respekt, dashuri dhe mirësjellje midis paleve
... Ajo e kupton nga fytyra e tij se ai ka nevoje per nje fjale inkurajuese. Ai e di se asaj i pëlqen heshtja ne mengjes. Shpesh ata e perfundojne fjaline me shprehjen "Ti e di se cfare dua te them?!". Gjate viteve ata jane rritur bashke, kane kaluar momente te veshtira dhe tani kur i sheh bashke duket se ndjehen shume rehat me njeri tjetrin.
Ne Kur'an Allahu thote: "Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (30:21)
Kur nje grua dhe nje burre martohen, arritja e ketij portreti dashurie, shoqerie dhe qetesie behet qellimi i tyre. Por arritja e ketij qellimi nuk eshte dicka e lehte dhe e thjeshte. Me pune dhe vendosshmeri nga ana e te dy partnereve, martesa mund te zgjase dhe te jete e sukseshme.
Me Emrin e Allahut,Meshiruesit,Meshireberesit
Çfare te themi kur...?
fillojme te bejme diçka? - Bismilah (Ne emer te Allahut)
fillojme te hame? - Bismilah
mbarojme se ngreni? - Elhamdulilah.
teshtijme? - Elhamudlilah
degjojme dike te teshtije? - Jerhamukallah.
takohemi me dike? - Es-selamu alejkum!
dikush na pershendet me 'Es-selamu alejkum'? - Ue alejkum selam.
shohim dicka te mrekullueshme apo te bukur? - Subhan'Allah.
shikojme dicka qe na pelqen? - Masha Allah.
duam te bejme diçka me vone (ne te ardhmen)? - Insha'Allah.
bejme ndonje plan? - Insha'Allah (Nese do Allahu).
bejme ndonje gabim? - Estagfirullah (O Zot, me fal).
dikush na jep diçka? - Xhezakallah Hajr (Allahu te shperblefte me te mira).